Qur’an 58 · 22 ayahs

Surah Al-Mujadilah

سورة المجادلة

Audio is not listed for this edition. Browse audio translations.

58:1
All translationsLinkSource ↗

قَدۡ سَمِعَ ٱللَّهُ قَوۡلَ ٱلَّتِي تُجَٰدِلُكَ فِي زَوۡجِهَا وَتَشۡتَكِيٓ إِلَى ٱللَّهِ وَٱللَّهُ يَسۡمَعُ تَحَاوُرَكُمَآۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٌ

Allahu ka dëgjuar fjalët e asaj që po diskutonte me ty lidhur me burrin e saj dhe që iu ankua Allahut. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj. Vërtet, Allahu dëgjon dhe sheh çdo gjë.

58:2
All translationsLinkSource ↗

ٱلَّذِينَ يُظَٰهِرُونَ مِنكُم مِّن نِّسَآئِهِم مَّا هُنَّ أُمَّهَٰتِهِمۡۖ إِنۡ أُمَّهَٰتُهُمۡ إِلَّا ٱلَّٰٓـِٔي وَلَدۡنَهُمۡۚ وَإِنَّهُمۡ لَيَقُولُونَ مُنكَرٗا مِّنَ ٱلۡقَوۡلِ وَزُورٗاۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٞ

Ata prej jush që bëjnë dhihar[1], le ta dinë se ato nuk bëhen nëna të tyre. Nëna të tyre janë vetëm ato që i kanë lindur. Me të vërtetë, fjalët që thonë janë të shëmtuara e të rreme. Megjithatë, Allahu është Shlyes i gjynaheve e Falës i Madh.

Translation notes
[1] Dhihar quhet shprehja: "Ti je për mua njësoj si shpina e nënës sime (ose: si nëna ime)", të cilën e përdornin arabët në kohën e xhahilietit (periudhës paraislame) me qëllim shkurorëzimi, duke ia ndaluar vetes marrëdhëniet intime me gratë e veta.
58:3
All translationsLinkSource ↗

وَٱلَّذِينَ يُظَٰهِرُونَ مِن نِّسَآئِهِمۡ ثُمَّ يَعُودُونَ لِمَا قَالُواْ فَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مِّن قَبۡلِ أَن يَتَمَآسَّاۚ ذَٰلِكُمۡ تُوعَظُونَ بِهِۦۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ

Ata që i shpallin të paligjshme për vete gratë e tyre përmes dhiharit e pastaj tërhiqen nga ajo që kanë thënë, duhet të lirojnë një rob para se të preken mes vete[2]. Kjo është këshillë për ju e Allahu di gjithçka që bëni.

Translation notes
[2] Domethënë, para se të bëjnë marrëdhënie intime.
58:4
All translationsLinkSource ↗

فَمَن لَّمۡ يَجِدۡ فَصِيَامُ شَهۡرَيۡنِ مُتَتَابِعَيۡنِ مِن قَبۡلِ أَن يَتَمَآسَّاۖ فَمَن لَّمۡ يَسۡتَطِعۡ فَإِطۡعَامُ سِتِّينَ مِسۡكِينٗاۚ ذَٰلِكَ لِتُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦۚ وَتِلۡكَ حُدُودُ ٱللَّهِۗ وَلِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٌ أَلِيمٌ

E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), duhet të agjërojë dy muaj rresht, para se të preken mes vete. E kush nuk ka mundësi as për këtë, duhet të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo, që të besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Këta janë kufijtë e Allahut. Ndërkaq, për jobesimtarët ka dënim të dhembshëm.

58:5
All translationsLinkSource ↗

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُحَآدُّونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ كُبِتُواْ كَمَا كُبِتَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ وَقَدۡ أَنزَلۡنَآ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖۚ وَلِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٞ مُّهِينٞ

Me të vërtetë, ata që i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të poshtërohen, ashtu siç u poshtëruan ata para tyre. Ne kemi zbritur ajete të qarta, kurse për jobesimtarët ka dënim poshtërues,

58:6
All translationsLinkSource ↗

يَوۡمَ يَبۡعَثُهُمُ ٱللَّهُ جَمِيعٗا فَيُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُوٓاْۚ أَحۡصَىٰهُ ٱللَّهُ وَنَسُوهُۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ

Ditën kur Allahu do t’i ringjallë të gjithë e do t’i njoftojë për atë që kanë bërë. Allahu i ka shënuar të gjitha, ndërsa ata e kishin harruar. Allahu është Dëshmitar për çdo gjë.

58:7
All translationsLinkSource ↗

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۖ مَا يَكُونُ مِن نَّجۡوَىٰ ثَلَٰثَةٍ إِلَّا هُوَ رَابِعُهُمۡ وَلَا خَمۡسَةٍ إِلَّا هُوَ سَادِسُهُمۡ وَلَآ أَدۡنَىٰ مِن ذَٰلِكَ وَلَآ أَكۡثَرَ إِلَّا هُوَ مَعَهُمۡ أَيۡنَ مَا كَانُواْۖ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُواْ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٌ

A nuk e di ti se Allahu di çdo gjë që është në qiej e në Tokë?! Nuk ka bisedë të fshehtë mes tri vetave e që Ai të mos jetë i katërti; as mes pesë vetave e që Ai të mos jetë i gjashti; as mes më pak a më shumë vetave, që Ai të mos jetë me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në Ditën e Kiametit, Ai do t’i njoftojë për atë që kanë bërë. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

58:8
All translationsLinkSource ↗

أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ نُهُواْ عَنِ ٱلنَّجۡوَىٰ ثُمَّ يَعُودُونَ لِمَا نُهُواْ عَنۡهُ وَيَتَنَٰجَوۡنَ بِٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِ وَمَعۡصِيَتِ ٱلرَّسُولِۖ وَإِذَا جَآءُوكَ حَيَّوۡكَ بِمَا لَمۡ يُحَيِّكَ بِهِ ٱللَّهُ وَيَقُولُونَ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ لَوۡلَا يُعَذِّبُنَا ٱللَّهُ بِمَا نَقُولُۚ حَسۡبُهُمۡ جَهَنَّمُ يَصۡلَوۡنَهَاۖ فَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

A nuk i sheh ata të cilët, edhe pse u ndaluan nga bisedat e fshehta, kthehen tek ajo që u është ndaluar dhe pëshpëritin për gjynahe, armiqësi dhe mosbindje ndaj të Dërguarit? Kur vijnë te ti, të përshëndesin ndryshe nga mënyra me të cilën të përshëndet Allahu dhe thonë më vete: "Përse nuk na dënon Allahu për këtë që themi?" Mjafton për ta Xhehenemi, ku do të futen. Eh, sa vend i keq që është ai!

58:9
All translationsLinkSource ↗

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا تَنَٰجَيۡتُمۡ فَلَا تَتَنَٰجَوۡاْ بِٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِ وَمَعۡصِيَتِ ٱلرَّسُولِ وَتَنَٰجَوۡاْ بِٱلۡبِرِّ وَٱلتَّقۡوَىٰۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ ٱلَّذِيٓ إِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ

O ju që besuat! Kur të flisni fshehurazi, mos flitni për gjynahe, armiqësi e mosbindje ndaj të Dërguarit, por flitni për mirësi e devotshmëri dhe frikësojuni Allahut, tek i Cili do të tuboheni!

58:10
All translationsLinkSource ↗

إِنَّمَا ٱلنَّجۡوَىٰ مِنَ ٱلشَّيۡطَٰنِ لِيَحۡزُنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَيۡسَ بِضَآرِّهِمۡ شَيۡـًٔا إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ

Në të vërtetë, bisedat e fshehta janë prej shejtanit, për t’i pikëlluar besimtarët, por ai nuk mund t’u bëjë dëm aspak, përveçse me lejen e Allahut. Prandaj, vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët!

58:11
All translationsLinkSource ↗

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَكُمۡ تَفَسَّحُواْ فِي ٱلۡمَجَٰلِسِ فَٱفۡسَحُواْ يَفۡسَحِ ٱللَّهُ لَكُمۡۖ وَإِذَا قِيلَ ٱنشُزُواْ فَٱنشُزُواْ يَرۡفَعِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنكُمۡ وَٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡعِلۡمَ دَرَجَٰتٖۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ

O ju që besoni! Kur ju thuhet “Bëni vend” nëpër ndeja, atëherë bëni vend, se Allahu do t’ju bëjë vend juve. E, kur ju thuhet “Ngrihuni”, atëherë ngrihuni, se Allahu do t'i ngrejë ata që besojnë nga mesi juaj dhe ata që u është dhënë dija në shkallë të lartë. Allahu di mirë gjithçka që bëni.

58:12
All translationsLinkSource ↗

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا نَٰجَيۡتُمُ ٱلرَّسُولَ فَقَدِّمُواْ بَيۡنَ يَدَيۡ نَجۡوَىٰكُمۡ صَدَقَةٗۚ ذَٰلِكَ خَيۡرٞ لَّكُمۡ وَأَطۡهَرُۚ فَإِن لَّمۡ تَجِدُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ

O ju që besoni! Kur doni të flisni veçmas me të Dërguarin, atëherë para bisedës suaj jepni lëmoshë, se kjo është më mirë dhe më pastër për ju. E nëse nuk gjeni (mundësi), atëherë Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

58:13
All translationsLinkSource ↗

ءَأَشۡفَقۡتُمۡ أَن تُقَدِّمُواْ بَيۡنَ يَدَيۡ نَجۡوَىٰكُمۡ صَدَقَٰتٖۚ فَإِذۡ لَمۡ تَفۡعَلُواْ وَتَابَ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمۡ فَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥۚ وَٱللَّهُ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ

A mos po frikësoheni (nga varfëria) të jepni lëmoshë para bisedës suaj veçmas (me të Dërguarin)?! Meqë nuk e bëtë këtë dhe Allahu jua fali, atëherë faleni namazin, jepeni zekatin dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij! Allahu di mirë gjithçka që bëni.

58:14
All translationsLinkSource ↗

۞ أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ تَوَلَّوۡاْ قَوۡمًا غَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِم مَّا هُم مِّنكُمۡ وَلَا مِنۡهُمۡ وَيَحۡلِفُونَ عَلَى ٱلۡكَذِبِ وَهُمۡ يَعۡلَمُونَ

A nuk i sheh ata që miqësohen me njerëz me të cilët Allahu është i zemëruar? Ata nuk janë as prej jush, as prej tyre, madje betohen rrejshëm me vetëdije.

58:15
All translationsLinkSource ↗

أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُمۡ عَذَابٗا شَدِيدًاۖ إِنَّهُمۡ سَآءَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Allahu ka përgatitur për ta dënim të ashpër. Sa e shëmtuar, në të vërtetë, është ajo që bëjnë.

58:16
All translationsLinkSource ↗

ٱتَّخَذُوٓاْ أَيۡمَٰنَهُمۡ جُنَّةٗ فَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ فَلَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ

Ata marrin betimin e tyre si mburojë dhe i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Për ta do të ketë dënim poshtërues.

58:17
All translationsLinkSource ↗

لَّن تُغۡنِيَ عَنۡهُمۡ أَمۡوَٰلُهُمۡ وَلَآ أَوۡلَٰدُهُم مِّنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔاۚ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ

As pasuria e tyre, as fëmijët e tyre nuk do t’u vlejnë asgjë para Allahut. Ata janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

58:18
All translationsLinkSource ↗

يَوۡمَ يَبۡعَثُهُمُ ٱللَّهُ جَمِيعٗا فَيَحۡلِفُونَ لَهُۥ كَمَا يَحۡلِفُونَ لَكُمۡ وَيَحۡسَبُونَ أَنَّهُمۡ عَلَىٰ شَيۡءٍۚ أَلَآ إِنَّهُمۡ هُمُ ٱلۡكَٰذِبُونَ

Ditën kur Allahu do t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij ashtu siç ju betohen juve, duke menduar se po mbështeten në diçka. Vini re, pikërisht ata janë gënjeshtarët!

58:19
All translationsLinkSource ↗

ٱسۡتَحۡوَذَ عَلَيۡهِمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ فَأَنسَىٰهُمۡ ذِكۡرَ ٱللَّهِۚ أُوْلَٰٓئِكَ حِزۡبُ ٱلشَّيۡطَٰنِۚ أَلَآ إِنَّ حِزۡبَ ٱلشَّيۡطَٰنِ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ

Shejtani i pushtoi ata dhe i bëri të harrojnë përmendjen e Allahut. Ata janë pala e shejtanit. E, pa dyshim, pala e shejtanit janë humbësit.

58:20
All translationsLinkSource ↗

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُحَآدُّونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ أُوْلَٰٓئِكَ فِي ٱلۡأَذَلِّينَ

Me të vërtetë, ata që i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të Tij janë më të poshtëruarit.

58:21
All translationsLinkSource ↗

كَتَبَ ٱللَّهُ لَأَغۡلِبَنَّ أَنَا۠ وَرُسُلِيٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٞ

Allahu e ka shkruar: "Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë." S'ka dyshim se Allahu është i Fortë e i Gjithëfuqishëm.

58:22
All translationsLinkSource ↗

لَّا تَجِدُ قَوۡمٗا يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ يُوَآدُّونَ مَنۡ حَآدَّ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَوۡ كَانُوٓاْ ءَابَآءَهُمۡ أَوۡ أَبۡنَآءَهُمۡ أَوۡ إِخۡوَٰنَهُمۡ أَوۡ عَشِيرَتَهُمۡۚ أُوْلَٰٓئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلۡإِيمَٰنَ وَأَيَّدَهُم بِرُوحٖ مِّنۡهُۖ وَيُدۡخِلُهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ رَضِيَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ وَرَضُواْ عَنۡهُۚ أُوْلَٰٓئِكَ حِزۡبُ ٱللَّهِۚ أَلَآ إِنَّ حِزۡبَ ٱللَّهِ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ

Nuk do të gjesh njerëz që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit e t'i duan ata që i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të Tij, edhe sikur të jenë ata baballarët e tyre, bijtë e tyre, vëllezërit e tyre ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e tyre dhe i ka forcuar me një frymë (dritë) nga ana e Tij. Ai do t’i fusë ata në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ata janë pala e Allahut. Vini re, pala e Allahut janë fitimtarët.

Read this surah in another language or edition